Milani kishte shumë mungesa, por tregoi përballë një ekipi të fortë si Hellas Verona se mbetet i frikshëm dhe do të garojë deri në fund për titullin kampion.
Kuqezinjtë triumfuan 0-2 falë golave të Krunic dhe Dalot dhe kanë vetëm tre pikë më pak se Interi kryesues, që pret Atalantën në “San Siro” mbrëmjen e së hënës.
Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli u shfaq i gëzuar në prononcimin për mediat, aty ku vlerëson paraqitjen e djemve të tij. Tani është radha e sfidës së parë ndaj Manchester United në Europa League.
“Treguam se jemi të gjallë dhe vazhdojmë të besojmë, treguam se fitojmë edhe pa Ibrahimovic dhe lojtarët e tjerë të mëdhenj që munguan. Jemi një skuadër e fortë.
Sigurisht që nuk jemi jashtëtokësorë, mund të gabojmë në disa ndeshje. Vështirësitë do të na ndihmojmë për t’u rritur. Më parë të gjithë dëshironin një skuadër të re.
Tani janë shtuar pritshmëritë ndaj këtyre djemve. Zhvilluam ndeshjen tonë më të mirë kundër Hellas Verona. Tani të mendojmë për Europa League, na pret një duel stimulues.
Milani im mendon gjithmonë për ndeshjen e radhës. Tani kemi në mendje Manchester United, pasi ne kemi dy objektiva për të realizuar“, deklaroi Pioli. /abcnews.al

