“I thashë kryeministrit dhe po jua them të gjithëve se jam ndjerë i privilegjuar që kam përfaqësuar edhe më parë, vullnetin elektoral të qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Por karrigia e deputetit nuk është për mua në këtë fazë të jetës dhe aktivitetit tim”, kështu shprehet ish-deputeti socialist Alfred Peza i cili njofton se ka vendosur të mos kandidojë për deputet.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” Peza falendëron kryeministrin Rama për mbështetjen dhe besimin e tij, ndërsa thekson se dot ë qëndrojë krah kryeministrit pavarësisht raportit.
Peza më tej shton: Ka plot të tjerë PS, që e duan më shumë se unë dhe e bëjnë po aq mirë apo më mirë se unë punën e deputetit, kështu që më shumë kënaqësi vendin tim ia lë kujtdo prej tyre në Kuvendin e Shqipërisë.
Statusi i plotë:
Të dashur miq!
Sapo mbarova një takim me Kryeministrin Rama dhe kam dëshirë të ndaj me ju arsyen dhe përfundimin e takimit.
Kryeministri më kërkoi gatishmërinë për të qenë pjesë e skuadrës së deputetëve, për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke vlerësuar kontributin tim si deputet më parë dhe si person i angazhuar në debatin publik më pas.
Më erdhi mirë që në vlerësimin e tij, ai nënvizoi se në debatin publik kam kontribuar jo si “partizan”, po si qytetar i angazhuar. Natyrisht me bindje e kahje në mbështetje të punës së kësaj maxhorance, por pa e shkelur kurrë etikën dhe pa i hyrë kurrë në hak partizançe palëve të tjera.
E falenderova Edi Ramën për këtë interesim, që e konsideroj të posaçëm pasi nuk është në stilin e punës së tij! U ndjeva mirë duke e ditur edhe që listat janë plotësisht në dorën e drejtuesve të qarqeve, deri kur ata të vijnë nesër në zyrën e Ramës në PS para mbledhjes së kryesisë në mbrëmje.
Por refuzova:-)
I thashë kryeministrit dhe po ju’a them të gjithëve se jam ndjerë i privilegjuar që kam përfaqësuar edhe më parë, vullnetin elektoral të qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Por karrigia e deputetit nuk është për mua në këtë fazë të jetës dhe aktivitetit tim!
Unë do të qëndroj në krah të Edi Ramës sepse besoj tek ai dhe puna e tij, pavarësisht nga pozicioni që mund të kem në raport me sfidat e maxhorancës që do të rikonfirmohet me siguri në 25 prill. Ka plot të tjerë PS, që e duan më shumë se unë dhe e bëjnë po aq mirë apo më mirë se unë punën e depuetit, kështu që më shumë kënaqësi vendin tim ia lë kujtdo prej tyre në Kuvendin e Shqipërisë.
Mbetem si gjithmonë i përkushtuar për të dhënë kontributin tim maksimal, për këtë familje politike, ku jam ndjerë mirë që ditën e parë dhe do të jetë kënaqësi e krenari për mua të anazhohem krah miqve deputetë, qoftë në fushatë dhe qoftë në çdo sfidë të terrenit pas fitores!
Urime dhe suksese te gjithëve!
Së bashku për Shqipërinë!
/abcnews.al/