Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një ndër çiftet më të dashur për publikun. Ami prej kohësh është larguar nga televizioni ndërkohë që dhe Ermali po bën një pauzë. Së fundmi, dyshja ka rrëfyer se kanë kaluar koronavirusin. Të ftuar “Dua të të bëj të lumtur”, ata u shprehën: “Në fillim thonim “Jo se nuk është Covidi”, por doli që ishte. Megjithatë e kaluam lehtë”.
Ndër të tjera, Ami foli dhe për historinë e tyre të dashurisë, ndërsa tha se 10 vitet si të martuar kanë qenë shumë intensivë, por shumë të lumtura. Ndërkohë, kujtojmë që një ditë më parë Ami festoi përvjetorin e 39-të dhe në këtë ditë të veçantë nuk mungoi as urimi i Ermalit.
Krahas një videoje ku dukeshin të lumtur, Ermali ka shkruar: “Njeriu i vetëm që i lejoj të më kontrollojë humorin, lumturinë, jetën…Gëzuar dashuri. Sa më shumë rritesh ti, aq më shumë kuptoj që do bëhem një plak mistrec, që do më fshehësh librat, purot dhe konjakun se do të duash të shohim filma bashkë”, ka shkruar Ermali. /abcnews.al
View this post on Instagram