Në 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë, kryedemokrati Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale. Basha shkruan se ky eksod shembi njëherë e përgjithmonë murin ndarës mes Shqipërisë dhe Europës.
Ai shton se sot 30 vite më pas, shqiptarët po ikin masivisht për shkak të keqqeverisjes që po na mban larg Europës. Ai shton se partia e tij do ta shërojë këtë plagë.
“30 vite më parë eksodi biblik i shqiptarëve drejt Italisë, shembi njëherë e përgjithmonë murin ndarës mes Shqipërisë dhe Europës.
30 vite më pas, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës dhe nga pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Ne do ta shërojmë këtë plagë dhe, siç u mundësuam shqiptarëve të lëvizin pa viza, do t’i japim çdo familjeje shqiptare shpresë dhe mundësi për një jetë më të mirë, një Shqipëri si gjithë Europa”, shkruan Basha./mv.abcnews.al