Dinamo lëshon kreun në grupin A, kurse Egantia nuk di të ndalet në grupin A. Blutë e kryeqytetit u mposhtën nga Vora në minutat e fundit, pasi Tavani ndëshkoi portierin Bakaj. Kështu Burreli ruan vendin e parë, edhe pse ishte pushim këtë javë.
Fitore shprese për Veleçikun, që me një penallti mposhti Orikun dhe mbetet në garë për të qëndruar në Kategorinë e Parë. Në grupin B kishte fitore të thella, duke nisur me Egnatian që likuidoi Turbinën me rezultatin 4-1.
Magani me dygolëshin e tij, si dhe Shtubina e Shyti zhvlerësuan golin e Jaupajt. Me katër gola, 4-0, fitoi edhe Tomori kundër Flamurtarit. Mikel Canka e gjeti dy herë rrugën e rrjetës, ndërsa në listën e shënuesve e regjistruan emrin edhe Pepa e Oshafi.
Beratasit u ngjitën në vendin e dytë, kurse Pogradeci parakaloi Besën. Liqenorët fituan në transfertë 1-2 kundër Elbasanit, që nuk ka marrë asnjë pikë deri më tani. Dragoi e Dushaj shënuan për miqtë. Sot u luajtën edhe dy ndeshje të Kategorisë së Dytë. Sopoti mposhti 7-0 Valbonën, kurse Gramshi 1-0 Mirditën. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 14
GRUPI A
Vora-Dinamo 1-0
Shënues: Tavani 88’
Veleçiku-Oriku 1-0
Shënues: Bega (pen.) 31’
GRUPI B
Elbasani-Pogradeci 1-2
Shënues: Balduino 29’ / Dragoi 10’, Dushaj 62’
Tomori-Flamurtari 4-0
Shënues: Canka 35’, 65’, Pepa 40’, Oshafi 72’
Egnatia-Turbina 4-1
Shënues: Magani 28’, 53’, Shtubina 45’, Shyti 59’ / Jaupaj 38’
KATEGORIA E DYTË – JAVA 13
Sopoti-Valbona 7-0
Gramshi-Mirdita 1-0

