Brazili ka regjistruar 75,495 raste në 24 orët e fundit dhe 1,800 viktima, sipas të dhënave ministrisë së shëndetësisë.
Vendi ka regjistruar gati 10.9 milion raste që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri zyrtar i viktimave është rritur në 262,770.
Mesatarja shtatë-ditore e rasteve të reja në vend është rritur që nga 22 Shkurti. Numri i rasteve nga Covid-19 mund të arrijë në 3,000 nëse nuk merren masa të ashpra për të ndaluar përhapjen e virusit, sipas ekipit të qeverisë për reagimin ndaj krizave.
Task forca, e cila përfshin Ministrinë e Shëndetësisë dhe stafin e presidentit, u takuan të premten për të diskutuar situatën aktuale të pandemisë në Brazil, ku një valë e dytë brutale po vret njerëzit më shpejt se vala e parë./abcnews.al