TV shtetëror serb: Vuçic anulon vizitën në Kosovë nëse nuk lejohet te liqeni i Gazivodës

schedule20:48 - 6 Shtator, 2018

schedule 20:48 - 6 Shtator, 2018

Televizioni publik serb dhe një numër i madh i mediash të Beogradit kanë thënë se vizita e Presidentit, Aleksandër Vuçiç, e parashikuar për të shtunën dhe të dielen në Mitrovicë, mund të anulohet nëse atij nuk i lejohet të vizitojë liqenin e Gazivodës. Megjithatë presidenca serbe nuk ka pohuar apo mohuar një gjë të tillë.

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, mund ta anuloj vizitën e tij në Kosovë pas deklarimeve të kreut të parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se ai nuk mund ta vizitonte liqenin e Gazivodës, për të cilën Serbia dhe Kosova bëjnë një nga betejat më të mëdha.

Lajmin e ka bërë të ditur televizioni publik serb RTS, i cili transmeton se mund të vijë deri tek anulimi i vizitës.

Deklaratat e Veslit kanë shkaktuar tension pasi në Serbi ato janë transmetuar si. I pari kishte reaguar ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç, duke thënë se kanë kuptuar mirë kërcënimet e Prishtinës, por cfarëdo gjëje që do t’i ndodhte presidentit Vucic do të ishte faji i Kosovës. Këto kërcënime nuk mund të tolerohen, kishte thënë ai, duke kujtuar se Vuçiç është njeri që angazhohet për paqe.

Pas televizionit publik, Vuçiç i ka thënë agjencisë Tanjug se të premtën do të flas për vizitën duke mos mohuar apo konfirmuar njoftimet e mediave. Këtë lajm e kanë transmetuar edhe e përditshmja Novosti, gazetë e afërt me pushtetin.

Tensionet ishin ngritur edhe pasi shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, pretendoi se i ishte ndaluar hyrja në Kosovë, kurse policia e mohonte një gjë të tillë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!