Gattuso është një nga trajnerët më kërkues në stërvitje dhe nëse nuk jep maksimumin përbën problem të madh. Mediet italiane raportojnë se sot ka pasur probleme me Mario Rui.
Trajneri i ka përjashtuar mbrojtësin e djathtë nga stërvitja e sotme. Ish-mesfushori nuk ka parë te portugezi impenjimin e duhur dhe ka vendosur ta dërgojë në shtëpi para përfundimit të seancës së trajnimit.
Kjo nuk hera e parë që 29-vjeçari dënohet për mos impenjim maksimal në stërvitje. Në nëntor të vitit të shkuar Ghoulam dhe Rui u dënuan me qëndrim në tribunë gjatë një ndeshje për shkak se nuk ishin stërvitur maksimalisht. /abcnews.al