Djokoviç e Nadal, favoritë për fitoren në Us Open

schedule21:35 - 6 Shtator, 2018

schedule 21:35 - 6 Shtator, 2018

Novak Djokoviç e Rafael Nadal janë pretendentët kryesorë për të fituar Grand Slamin e Nju Jorkut. Të papriturat, gjithsesi, nuk kanë munguar, siç ishte eleminimi i zviceranit Roger Federer.

Të vjetrit ende mbahen, madje janë favoritë.

Novak Djokoviç tregoi se brezi i artë i tenisit nuk është në perëndim, ndërsa kaloi në gjysmëfinale të Us Openit.

Në një Grand Slam ku të papriturat kanë qenë të shumta, mjeshtri serb gjithashtu nuk e pati të lehtë ndaj australianit John Milman, edhe pse triumfoi 3-0 me sete.

Rezultati i seteve, 6-3, 6-4 e 6-4, po ashtu nuk e tregon qartë barazpeshën e një ndeshjeje që zgjati gati 3 orë.

Në kushte të vështira atmosferike në Flashing Midous të Nju Jorkut, të dy tenistët luftuan edhe me nxehtësinë e lagështinë, përveçse me njëri-tjetrin.

Djokoviç po tregon se po e rrit nivelin e lojës sa më shumë kalojnë raundet, dhe kjo e bën edhe më shumë pretendent për Çmimin e Madh të radhëz.

Ai do të luajë në gjysmëfinale ndaj japonezit Kei Nishikori, një kundërshtar që e mundi në Nju Jork 4 vjet më parë.

Gjithsesi, me kërshëri të madhe pritet finalja e mundshme, ajo mes Djokoviçit dhe Rafael Nadalit.

Spanjolli, numri 1 i botës, kaloi dy drama të vërteta për të arritur në katërshe, duke mundur fillimisht 3-1 rusin Kaçanov, dhe pastaj austriakun Dominik Tim pas 5 orësh lojë, me shifrat 3-2.

Grand Slemi amerikan ka pasur të papritura të mëdha, si eleminimi i Roger Federerit, mbiquajtur si tenisti më i mirë në histori.

Zvicerani u eleminua pa arritur dot as në çerekfinale, dhe u mund pikërisht nga John Milman.

Edhe tek femrat nuk kanë munguar surprizat, me humbjet e numrit 1 të botës, rumunes Halep, të gjermanes Kerber apo të ruses Sharapova./abcnews.al