Nuk ka nevojë të provojë asgjë. E tillë Serena Uilliams, një mbretëreshë e vërtetë e tenisit, që bëri një rikthim në sportin që është dashuria e saj e jetës, dhe pikërisht në një turne që quhet “Kuins”, pra turneu i mbretëreshës.
Një publik i shkëlqyer dhe tepër entuziast e priti legjendën amerikane në Londër, ndërsa ajo u kthye në tenis pas një mungese prej 4 vitesh,
Prova e parë ishte një sukses.
Serena fitoi ndeshjen e dysheve në krah të tenistes kanadeze, Viktoria Mboko.
Përballë tyre ishte dyshja e përbërë nga australiania Rutlajf dhe amerikania Meliçer-Martinez.
Edhe pse në moshën 44-vjeçare, Uilliams ishte në formë duke u arritur fitorja në dy sete, 7-6 e 6-2.
Interesant fakti se kjo ishte hera e parë që motra e vogël Uilliams luan në turneun “Kuins” që mbahet pikërisht përpara Uimbëlldonit.
Në karrierën e saj të lavdishme, Serena ka fituar 23 tituj Grand Slem, përfshi 7 në Uimbëlldon, tre në “Rolan Garos”, 7 në Australian Open dhe 6 në US Open.
Me gati 95 milionë USD të fituara në terren, ajo është tenistja më e pasur e të gjitha kohëve.


