Inter arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e sotme në transfertën e Parmës, duke triumfuar me rezultatin 1-2. Tashmë ziklatrit e shikojnë veten 6 pikë para Milanit të vendit të dytë dhe për këtë fakt trajneri Antonio Conte është i lumtur. Tekniku italian pas ndeshjes vlerësoi ekipin për lojën, por theksoi se ende nuk ka mbaruar asgjë.
“Nuk mendoj se ishte një lojë e shëmtuar, pasi shënuam dy gola dhe patëm mundësinë për të thelluar avantazhin tonë. Parma gjithmonë na ka shkaktuar probleme, kanë lojtarë të fortë dhe një trajner të shkëlqyeshëm.
Meritojnë komplimente për lojën e zhvilluar dhe kanë gjithçka për të mbijetuar këtë sezon. Ne pësuam një gol të shmangshëm, por përveç atij episodi nuk kishte ndonjë rast tjetër për të shqetësuar Handanovicin”, deklaron italiani.

“Eriksen? Mendoj se jam një trajner shumë demokrat, kështu që nuk jap aagjë falas dhe jam i durueshëm në një farë mase. Kam gjetur një grup djemsh që janë të etur dhe të gatshëm të luftojnë për njëri tjetrin.
Hakimi është një prej tyre, por edhe Sanchez po kalon momentin e tij më të mirë. Vetëm puna e ka sjellë atë këtu dhe u treguam të duruar me të. Është e rëndësishme të krijojmë konkurrencë për çdo vend në skuadër. Unë zgjedh kush e meriton dhe të gjithë e mendojnë veten pjesë të projketit.
Scudetto? Jemi në një pozitë të mirë, shumë më mirë se sezoni i kaluar. Çdo ndeshje është një betejë dhe nuk mund të humbasim pikë tashmë. Ne duam të bëjmë më të mirën tonë, por kemi ende punë për të bërë”, përfundon Conte. /abcnews.al

