COVID-19 është përhapur shumë në Brazil dhe numri i të vdekurve në ditë po kap shifrën e 2000 personave, çka ka trembur autoritetet shtetërore.
Globo Esporte raporton se Ministria Publike po përgatit një letër për Federatën Braziliane të Futbollit, përmes të cilës rekomandohet pezullimi i futbollit në Brazil.
Letra duhet të firmoset nga kryetarët e komisioneve shtetërore që merrem me sigurinë në stadiume. Frika e përhapjes së COVID-19 prej lëvizjes së ekipeve nga qyteti në qytet është prezente.
“Futbolli nuk është një aktivitet thelbësore, Aktivitetet thelbësore janë të përcaktuara në dekretin e qeverisë. Ne po i themi Federatës se këto lojëra nuk mund të luhen.
Ne po i rekomandojmë gjithashtu Policinë Ushtarake të parandalojë ndeshjet në shtetin e Paraibas”, është shprehur Valberto Lira, president në Komisionin për Luftimin dhe Parandalimin e Dhunës në Stadiumet e Paraibas. /abcnews.al