Greqia është lëkundur sërish nga një tërmet i fortë. Pak minuta më parë, një tërmet me madhësi 5.9 i shkallës Rihter është regjistruar në Elasona, pranë Larisës.
Elasona u godit edhe dje nga lëkundje të forta tërmeti, më e madhja me madhësi 6.0. Epiqendra sot u raportua 16 kilometra në jug-perëndim të Elassona, në zonën e Tyrnavos, pranë epiqendrës së tërmetit të djeshëm me madhësi 6.
Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës tërmeti kishte thellësi prej 10 km.
Ndërkohë lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë edhe në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit. g.v/abcnews.al