Ka mbërritur në Shkup sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ku fillimisht është takuar me presidentin e Maqedonisë Ivanov. Më pas ai do të takohet dhe me kryeministrin Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe me përfaqësues të tjerë lartë zyrtarë. Stoltenberg në Kuvend do të ketë takime edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Mickovski.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pas takimeve në Shkup niset në Athinë ku mbrëmjen e sotme do të këtë takim pune me kryeministrin grek Aleksis Tsipras. Nga kabineti i kryeministrit grek njoftojnë se Aleksis Tsipras nesër do të takohet me ministrin francez të Punëve të Jashtme i cili është për vizitë pune në Athinë, ndërsa në orën 19 sipas orës lokale do të këtë darkë pune me Stoltenbergun./abcnews.al