Shkoi nga Tirana t’u shërbente prindërve me Covid, si u infektua dhe ndërroi jetë papritur e reja nga Berati

schedule10:17 - 4 Mars, 2021

schedule 10:17 - 4 Mars, 2021

Arjola Cakollari ishte 27-vjeçarja nga Berati që ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme prej koronavirusit në spitalin Covid1 në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se e reja jetonte në Tiranë, por kishte shkuar për t’i shërbyer prindërve, të cilët ishin infektuar më herët me koronavirus.

Dyshohet se ajo është infektuar gjatë këtij momenti duke u shtruar fillimisht në repartin Infektiv të spitalit të Beratit por përkeqësimi i gjendjes shëndetësorë bëri që ta dërgonin në Tiranë ku u fut në intubim.

Lexo edhe: Humb jetën nga koronavirusi 27-vjeçarja nga Berati

Fatkeqësisht, 27-vjeçarja humbi jetën disa ditë më vonë pasi virusi i kishte prekur 99% të mushkërisë duke e bërë praktikisht të pamundur që ajo të mund të kryente funksionin.

Arjola u përcoll dje për në banesën e fundit nga të afërmit, ndërsa mësohet se nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër shoqëruese. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!