Amazon ka ndryshuar logon e tij kryesore të aplikacionit për blerje, pas komenteve të shumta se logoja ngjasonte me Adolf Hitler.
Disa klientë thanë se logoja që kishte një shirit blu dhe ikonën e ” buzëqeshjes”, ngjasonte me mustaqet e diktatorit nazist. Gjiganti i teknologjisë tani ka ndryshuar modelin në një shirit blu të palosur, pas reagimeve të shumta të klientëve.
lmao I completely missed that amazon quietly tweaked its new icon to make it look… less like hitler pic.twitter.com/Jh8UC8Yg3u
— alex hern (@alexhern) March 1, 2021
Amazon tha: “Ne e krijuam ikonën e re për të përcjellë gëzim te klientët në momentin që do të shohin pakot e blerjeve në shtëpitë e tyre.”
Themeluesja e markës Studio LWD, Laura Weldon tha: “Markat ndryshojnë logot e tyre gjatë gjithë kohës dhe jam i lumtur që Amazon mori parasysh ankesat e klientëve të tyre”.
Fytyra e Hitlerit është shumë e njohur aq sa shumë njerëz nuk duan ta shohin në asnjë logo apo vende të tjera. Në vitin 2011, një imazh i një shtëpie në Swansea që i ngjasonte diktatorit u bë virale.
Disa vite më vonë, një burrë u tmerrua pasi në foton e tij të pasaportës dukej si Hitleri. Dhe gabimet e markave në lidhje me nazistët gjithashtu nuk janë të padëgjuara.
Në vitin 2002, marka sportive Umbro u kritikua pasi një nga trajnerët e saj kishte të njëjtin emër me gazin toksik që nazistët përdorën për të vrarë miliona njerëz në të gjithë Europën./abcnews.al