Ekzekutimi i Tauland Gjikajt mesditën e sotme në Vlorë ka nxjerrë në pah luftën mes bandave që ka lënë një tjetër viktimë, por edhe vendimet e gjykatave shqiptare. 31-vjeçari vlonjat, djalë i një ish-polici ka një skedë të pasur kriminale.
Në vitin 2018 ai u arrestua bashkë me dy persona të tjerë për një ngjarje kriminale në Vlorë, teksa nga të shtënat me armë zjarri u plagosën tre persona. Por në 14 prill të vitit të kaluar u lirua me kusht, edhe pse mbi të rëndonin tre akuza të rënda.
https://youtu.be/sMksOL0IZdM
Edhe pse shkalla e parë e dënoi me 3.6 vite, ai u lirua me kusht nga gjykata e Apelit në 14 prill të vitit të kaluar, në mënyrë që për 2 vite të mos kryejë asnjë vepër penale, por përplasja mes bandave sot i mori jetën të riut vlonjat. ABC ka siguruar vendimin e lirimit nga gjykata e Apelit Vlorë.
Vrasja që tronditi Vlorën ndodhi mesditën e sotme. Një person doli nga një automjet duke qëlluar në drejtim të të riut me breshëri plumbash. Gjikaj u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Deri tani është arrestuar vetëm njëri nga autorët/ db/ Abcnews.al