EMRI/ Kush është 31-vjeçari që u ekzekutua me breshëri plumbash në Vlorë

schedule14:52 - 3 Mars, 2021

schedule 14:52 - 3 Mars, 2021

Tauland Gjikaj, është 31-vjeçari i ekzekutuar mesditën e sotme në rrugën “Transballkanike” në Vlorë. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një i ri i cili ka dalë nga një makinë duke qëlluar drejt tij. Gjikaj u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Në lidhje me këtë ngjarje është ndaluar një person i cili dyshohet të ketë lidhje me ngjarjen, ndërkohë policia njoftoi se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima është transportuar me ambulancë për t’u dërguar në morgun e qytetit./mv.abcnews.al