E keni pyetur ndonjëherë veten se pse mbretëresha Elizabeth II, gjithmonë mban me vete çantën e saj? Sot ne të abcnews.al do ju zbulojmë arsyen e këtij misteri të vogël mbretëror.
Sally Bedell Smith, një biografe e familjes mbretërore, thotë se mbretëresha gjithmonë mban në çantë një pasqyrë, një buzëkuq, një stilolaps, pak nenexhik dhe syzet e leximit.
Sidoqoftë, më së shumti, mbretëresha, e përdor si një lloj treguesi dhe me ndihmën e saj, ajo i bën të ditur stafit se do të largohet nga një takim. Për shembull:
- Nëse, ndërsa flet me dikë, mbretëresha zhvendos çantën e saj nga njëra dorë në tjetrën, atëherë oborrtarët kuptojnë ajo është e gatshme të përfundojë diskutimin. Ju, megjithatë, as nuk do ta vini re këtë gjest, sepse gjithçka është kaq delikate.
- Nëse mbretëresha vendos çantën e saj në tryezën e darkës, ajo brenda 5 minutave do të ngrihet për t’u larguar.
- Duke vendosur çantën e saj në dysheme, ajo tregon se nuk po i pëlqen biseda dhe po kërkon ndihmë sesi mund ta shmangë.
- Gjesti më dramatik, sidoqoftë, është përdredhja e unazës së saj. Kjo do të thotë që Mbretëresha duhet të “shpëtohet” menjëherë.
Pra, çanta e saj përdoret për t’i dhënë mesazhe të fshehta stafit./e.b-abcnews.al