Në Muzeun Historik çelet Ekspozita “Jeta përmes kujtimeve” me rastin e 2-vjetorit të shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut – Shën Tereza. Në këtë ekspozitë prezantohen për herë të parë disa dokumenta personale të Shën Terezës dhe letërkëmbimi me familjarët, në nomentetet kur i ndahet nga jeta e ëma, Dranja.
2 vjetori i shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut, Shën Terezës nxjerr në dritë disa dokumenta dhe objekte personale të saj përmes ekspozitës “Jeta përmes kujtimeve”.
Kjo është pasaporta e vitit 1927, një vit përpara se të ikte për mision në Kalkutë, si dhe korrespondenca e letrave ilegale me familjarët, të cilat bëhen publike për herë të parë shpejgon Skender Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Ndërkohë që në fondin e Muzeut Historik Kombëtar ndodhen rreth 20 objekte personale të Shën Terezës, si kryqi dhuruar në vitin 1991 at Zef Pëllumbit në vizitën e dytë të saj në Shqipëri, apo objekte dhuruar nga familja ku qëndroi Nënë Tereza.
Ndërkohë që Asani përmes librit “6 fëmijët katolikë” në Shkup nxjerr në pah edhe kontributin, e Kolë Bojaxhiut, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në hapjen e shkollave shqipe në Shkup.
Ekspozita e çelur në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe qendrën e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve vjen pas New York-ut në kishën e Zojës së Shkodrës dhe në Prishinë me rastin e ditëlindjes.
/abcnews.al