Manchester City është programuar për të fituar. Shifrat i ka të gjitha në favor dhe sonte ka regjistruar triumfin e 21-të radhazi. Skuadra e Pep Guardiola mposhti me rezultatin 4-1 Wolverhampton. Takimi i sotëm u zhbllokua shpejt.
Dendoncker devijoi një top dhe e dërgoi në portën e tij, duke i dhënë epërsinë “Qytetarëve” pas 15 minutash lojë. Në fundin e pjesës së parë e çoi topin në rrjetë edhe Americ Laporte, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.
Coady barazoi në minutën e 61-të me një gjuajtje me kokë, por City nuk mund të pajtohej me këtë rezultat. Gabriel Jesus dhjetë minuta nga fundi riktheu epërsinë, kurse Mahrez më pas shënoi edhe golin e tretë.
U duk se u mbyll gjithccka me kaq, por jo. Braziliani Gabriel Jesus realizoi edhe golin e katërt për Manchester City, që nuk ka rivalë në Premier League. /abcnews.al