Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Automjeti përplaset më një kamion, të paktën 15 viktima në SHBA

schedule20:29 - 2 Mars, 2021

schedule 20:29 - 2 Mars, 2021

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy automjeteve në Kaliforninë Jugore. Ngjarja ka ndodhur të martën në mëngjes, bërën të ditur zyrtarët e Qendrës Rajonale Mjekësore El Centro.

Zyrtarët e spitalit, sipas raportimeve, besojnë se në makinën sportive që u përplas nga kamioni me zhavorr ndodheshin 27 pasagjerë. Katërmbëdhjetë persona vdiqën në vendin e ngjarjes ndërsa të mbijetuarit u dërguan në spitalet e zonës.

Shtatë pacientë u dërguan në Qendrën Rajonale Mjekësore El Centro ku një nga të plagosurit ndërroi jetë pas mbërritjes.



Aksidenti ndodhi rreth 100 milje në lindje të San Diego-S dhe rreth 15 milje nga kufiri i Meksikës. Në vendin e ngjarjes u dërguan katër deri në pesë ambulanca shtesë dhe katër helikopterë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!