Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministrat nuk justifikojnë pasurinë? Rama: PS ka rritur vlerën e pronës në Tiranë

schedule14:12 - 2 Mars, 2021

schedule 14:12 - 2 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama tha se pasuria e banorëve në Tiranë është rritur përgjatë qeverisjes së Partisë Socialiste për shkak se pasuria e patundshme sot vlerësohet si asnjëherë më parë. Rama u shpreh se kjo justifikon rritjen e pasurisë së ministrave përgjatë viteve të fundit, duke i quajtur lajmet se disa prej tyre nuk justifikojnë të ardhurat, 100% të rreme.

“E dini ju që pasuria juaj si banore e Tiranës është rritur vitet e fundit. Sepse në deklaratën e pasurisë nuk është vetëm pasuria monetare por edhe pasuria e patundshme. Kjo pasuri gjatë qeverisjes sonë është rritur si asnjëherë më parë. Vlera e pasurisë është rritur dhe qeveria ka marrë disa herë vendime për rivlerësim pasurish.

 Çfarë do të thotë kjo se po të bësh kalkulime del që vlera e pasurisë së ministrave është rritur por por të shohësh faktet kjo nuk lidhet me të ardhura monetare që nuk justifikohen. Është lajm 100% i rremë, është produkt i dembelizmit aktiv.

Ata që prodhonin muhabet parimor i quante dembelët aktivë të shoqërisë sonë. Deklarata e pasurisë ka një pjesë publike dhe një pjesë konfidenciale. Nëse nuk sheh këtë të fundit nuk e ke të gjithë panoramën përpara. Është e pamundur të ekzistojë e shkruar, e deklaruar një pasuri e pajustifikuar”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!