Arsenal pranon kërkesën për largim, tre klube në garë për bomberin

schedule14:35 - 2 Mars, 2021

schedule 14:35 - 2 Mars, 2021

Sulmuesi i Arsenal, Alexandre Lacazette, më në fund ka marrë një vendim për sa i përket së ardhmes së tij. Pas një diskutimi me trajnerin Arteta, francezi nuk do të jetë më pjesë e “Topçinjve” të Londrës duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Sipas raportimit të “Football London”, Arsenal ka pranuar vendimin e Lacazette dhe tashmë presin çdo ofertë që do të vijë për të. Kujtojmë që 29-vjeçari është nën kontratë me ta deri në vitin 2022 dhe kartoni i tij vlerësohet diku te 35 milionë euro.

 

Alexandre Lacazette

Klubet që kanë shfaqur më shumë interes për bomberin janë Roma, Atletico Madrid dhe Monaco. Gjithsesi, ofertat zyrtare për të priten të vijnë gjatë merkatos së verës, kur do të vendoset përfundimisht e ardhmja e Alexandre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!