Në javët e fundit po flitet shumë për të ardhmen e Raphael Varene. Qendërmbrojtësi i Real Madrid mësohet të këtë kërkuar largimin dhe mesa duket klubi spanjoll do t’ia plotësojë dëshirën francezit, edhe pse është një nga lojtarët kryesorë në formacionin e Zidane.
Sipas raportimit të “The Mirror”, ekipi që ka shfaqur më shumë interes për shërbimet e 27-vjeçarit është Manchester United. Galaktikët janë të hapur të negociojnë me “Djajtë e Kuq” dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët për t’i lejuar Varane transferimin në “OId Trafford”.
Kampioni i Botës me Francën është në kontratë me madrilenët deri në vitin 2022 dhe kartoni i tij vlerësohet diku te 70 milionë euro. Deri në këtë fazë të sezonit, Raphael numëron 32 ndeshje me Realin, duke konfirmuar rëndësinë e tij në ekip sidomos tashmë që Sergio Ramos është i dëmtuar. /abcnews.al