Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit nga Covid në Durrës.
I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dhe shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, Rama u ka uruar shëndet të gjithë mjekëve.
Në një bashkëbisedim me të moshuarit dhe kryeministrin Bino është shprehur se nuk priste që të shikonte kaq shumë burra në radhë për tu vaksinuar.
Ndërkohë nga ana tjetër Rama është shprehur se burrat janë më frikacakë se gratë.
Silva Bino: Kanë ardhur burrat
Edi Rama: Janë më frikacakë prandaj. Kanë më shumë fikë se gratë, ne burrat jemi më të trembur se gratë.
Bino: Prisja të vinte m
I moshuari: Kam ardhur Vullnetarisht, pse vjen para grave.
Rama: Në krahasim me gruan nuk je më trim.
Ndërkohë kryeministri Rama është shprehur se në mes të muajit mars pritet që të mbërrijnë dozat e AstraZenecas dhe do të nisim me vaksinimin e mësuesve.e.su./abcnews.al