Operacioni për lojrat e fatit, mes 93 të pandehurve edhe vëllai i anëtares së KPA-së

schedule10:01 - 2 Mars, 2021

schedule 10:01 - 2 Mars, 2021

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke marrë të pandehur 93 persona përsa i përket ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit.

Abcnews.al mëson se mes personave të pandehur është edhe Ervis Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt, anëtares së KPA-së. Mes personave që do përballen me drejtësinë janë administratorë lokalesh, dhe punonjës të cilët vendosnin baste online.

Hetimi për këtë çështje nisi në korrik të viti 2019, ndërsa në shkurt të vitit 2020, policia dhe prokuroria finalizuan operacioinin që u shtri deri në 8 qarqe të vendit. Në atë kohë, referuar dosjes së prokurorisë, u angazhuan agjentë policie që prezantohenin si qytetarë për të vënë lloto.

Policia në operacionin “Lojrat e Fatit” vuri në pranga 115 persona, nga të cilët 93 u proceduan, dhe u morën si të pandehur. /abcnews.al