Ishte duke rënë nga një ndërtesë 12-katëshe, postieri ‘hero’ shpëton 2-vjeçaren

schedule16:55 - 1 Mars, 2021

schedule 16:55 - 1 Mars, 2021

Një postier në Vietnam është konsideruar si një hero, pasi ai shpëtoi një vajzë të vogël teksa ajo ishte duke rënë nga një ndërtesë 12-katëshe në Hanoi.

Nguyen Ngoc Manh, një profesionist i shpërndarjeve të porosive në kryeqytetin vietnamez, pa një vajzë dyvjeçare të varur në ballkon, kur arriti me një pako për një nga banorët në zone. Ndërkohë menjëherë sapo dëgjoi zërin, postieri vrapoi për të ndihmuar vajzën e vogël.

Sipas mediave vendase, tmerri nuk përfundoi këtu, pasi me të kapur vajzën e vogël, postieri u trondit kur pa që ajo po derdhte gjak nga goja. Ai e mori dhe e dërgoi me shpejtësi në spital. Raporti i spitalit tregoi që ajo kishte frakturë në këmbë dhe duar, por gjendja ishte e stabilizuar./abcnews.al