Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali bën me dije se incidenca tek të infektuarit me Covid është rritur gjatë muajit shkurt.
Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë autoritetet bëjnë me dije se nga fundi i janarit incidenca e rasteve me Covid është rritur për grupmoshën nën 20-vjeç.
Personeli shëndetësor bën apel që të përshpejtohet vaksinimi për mësuesit.
Nga ana tjetër BE njoftoi se shumë shpejt dërgesa për dozat e vaksinës do të rriten, me qëllim parandalimin e përhapjes së zinxhirit të infektimit nga Covid-19.
/abcnews.al/