Sot është luajtur java e 13-të e kampionatit të 21-vjeçarëve. Bylis dhe Laçi siguruan fitore me “manita” jashtë fushe. Ekipi ballshiot triumfoi 1-5 përballë Tiranës. Spahiu realizoi një dygolësh, teksa rrugën e rrjetës për miqtë e gjetën edhe Emini, Ruçi dhe Alinani. Malo shënoi golin e nderit për bardheblutë.
33 pikë dhe vendi i parë për Bylis, teksa në vend të dytë renditet Laçi me një pikë më pak. Bardhezinjtë nuk u përmbajtën përballë Dinamos, kundërshtar të cilin e mposhtën 0-5. Ndeshje fantastike e Fatmir Prengajt, i cili realizoi një “poker” golash. Rrjetën e gjeti edhe Santiago Selmani.
Vllaznia e vendit të tretë (27 pikë), e mbylli në barazim pa gola takimin shtëpiak kundër Teutës. Feston edhe Apolonia. Skuadra fierake mposhti 2-1 në shtëpi Kukësin. Gjoni kaloi verilindorët në avantazh, por Apolonia përmbysi gjithçka falë realizimeve të Andonit dhe Merkurit.
https://streamable.com/fo1a6a
Fitore në fushën e vet arriti edhe Kastrioti. Ekipi krutan ia doli të marrë tre pikët pas suksesit 3-1 kundër Akademisë së Futbollit. Xheka shënoi dy herë (njëri ishte eurogol), teksa Zeneli vulosi fitoren me “tris”. Për miqtë realizoi Vladi në pjesën e parë. /abcnews.al
Kategoria Superiore U21 – Java 14
Apolonia-Kukësi 2-1
Shënues: Andoni 41’, Mërkuri 74’ / Gjoni 38’
Tirana-Bylis 1-5
Shënues: Malo 51’ / Spahiu 33’, 39’, Emini 53’, Ruçi 60’, Alinani 83’
Dinamo-Laçi 0-5
Shënues: Prengaj (pen.) 5’, 43’, 51’, 53’, Selmani 73’
Vllaznia-Teuta 0-0
Football Republic-Shenkolli 0-0 (Po luhet)
Kastrioti-Akademia e Futbollit 3-1
Shënues: Xheka 22’, 49’, Zeneli 81’ / Vladi 25’