Më shumë se 1,000 doza të vaksinës së koronavirusit kanë shkuar dëm në Japoni, pas një problemi me temperaturën e ruajtjes. Për shkak të një defekti te një nga ngrirësit, dozat e prodhuara nga Pfizer/BioNTech shkuan dëm, njoftoi ministria e Shëndetësisë në vend të hënën.
Kujtojmë se Japonia u bë vendi i fundit që iu bashkua grupit të shtatë shpeteve kryesore të industrializuara që nisën vaksinimin kundër Covid-19 në 17 shkurt. Që prej atëherë, vendi ka marrë tre ngarkesa me vaksina nga ato të zhvilluara nga Pfizer Pfizer Inc and BioNTech, që përkthehen në 1.4 milionë doza.
Vaksina Pfizer / BioNTech duhet të ruhet në një temperaturë prej rreth minus 75 grad֝ë Celsius. Një institucion mjekësor raportoi se mosfunksionimi i ngrirësit kishte ndodhur gjatë fundjavës, duke i bërë të padobishme 1,032 dozat, tha ministria.
Ministria nuk përmedi emër institucioni mjekësor apo prodhuesit e frigoriferit në fjalë, por tha se prodhuesi i ngrirjes do të fillonte të shikonte shkakun e mosfunksionimit të martën. sb/abcnews.al /