Një meteor i madh ka zbardhur qiellin në Britani. Meteori u shfaq pak para orës 22:00 dhe ishte i dukshëm për rreth 7 sekonda. Shumë njerëz patën fatin ta shihnin, edhe pse të frikësuar nga ngjarja.
Pamjet e tij u regjistruar nga kamerat e sigurisë të disa shtëpive në Manchester, Cardiff dhe Bath, informon abcnews.al.
New footage of the #fireball tonight. Sent by Katie Parr pic.twitter.com/J4jmsM9tFj
— UK Meteor Network (@UKMeteorNetwork) February 28, 2021
Ndërsa një grup amatorësh që përdorin kamera për të regjistruar meteorët që nga 2012, thanë se ishte një top zjarri meteoriti.
Meteorët digjen kur hyjnë në atmosferën e Tokës. Topat e zjarrit janë meteorë veçanërisht të ndritshëm që teorikisht mund të jenë të dukshëm në dritën e ditës, informon abcnews.al.
Sipas Shoqatës Amerikane të Meteorologjisë (AMS), predhat janë të ndritshme sa planeti Venus kur vërehen natën ose në mëngjes.
Sipas AMS, mijëra meteoritë shfaqen çdo ditë në atmosferën e Tokës, dhe shumica bien mbi oqean ose zona të pabanuara./e.b-abcnews.al
@UKMeteorNetwork doorbell cam Milton Keynes pic.twitter.com/TQ8lCcYqdO
— Ivor Lafford (@Lafford_MK) February 28, 2021