Greku Ethimious Efthimiou personi që ekzekutoi Devi Kasmin rreth tre vite më parë nuk ka qenë i vetëm mbrëmjen e ngjarjes. Gazetari i ABC Ermal Vija ka siguruar videon nga kamerat e sigurisë në zonë. Është data 29 Janar 2018. Ora shënon 19:25 e disa sekonda. Greku Ethimious Efthimiou sapo ka dalë nga një rrugicë.
Një furgon i bardhë ecën mbrapsht me ngadalë edhe pret derisa ai futet me makinë. Pastaj furgoni largohet nga zona me po të njëjtën shpejtësi.
Devi Kasmi u vra pranë banesës së tij. Në lidhje me këtë ngjarje, GjKKO ditën e sotme vendosi burg përjetë për grekun Eftimiu Eftimio duke pranuar pretencën e SPAK. Apeli i GJKKO-së, dënoi me 33 vite burg Elton Halipajn, i cili dyshohet se është personi që i siguroi grekut mjetet për të kryer vrasjen.
Sipas organit të akuzës, hetimet zbuluan se Ethimious Efthimiou e kreu vrasjen e Kasmit, në këmbim të një shpërblimi dhe i porositur nga një grup kriminal./mv.abcnews.al