COVID-19/ Mbi 20 milion të vaksinuar në Britani

schedule10:04 - 1 Mars, 2021

schedule 10:04 - 1 Mars, 2021

Britania ka vaksinuar më shumë se 20 milion njerëz më të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid,  sipas një njoftimi nga sekretari shëndetësor i vendit, Matt Hancock, raporton Deutsche Welle.

Britania e Madhe do të fillojë vaksinimin e njerëzve mbi 40 vjeç në mars. Synimi i qeverisë britanike është të vaksinojë të gjithë popullsinë më të paktën më një dozë deri në fund të korrikut.

Kryeministri Boris Johnson tha se ishte një ‘arritje e madhe kombëtare’ dhe vlerësoi stafin, vullnetarët dhe  NHS për punën e tyre të palodhshme në shpërndarjen e vaksinave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!