Bill Gates zbuloi se ai ende preferon të përdorë një telefon Android para atij iPhone. Ajo që vlen për të, shpjegoi Gjatë një interviste të fundit në aplikacionin “Clubhouse”, ai shpjegoi se prodhuesit e Android janë më fleksibël me integrimin e softuerit.
Gates edhe më herët publikisht ka deklaruar se është përdorues i Android, por u pyet sërish nëse ka ndryshuar preferencë.
Rhemeluesi i Microsoft u shpreh se ai ende preferon një Android, por që mban edhe një iPhone pranë për ta provuar kohë pas kohe. Sipas Gates, për përdorimin e Android është sepse prodhuesit shpesh instalojnë paraprakisht programin Microsoft.
“Unë në të vërtetë përdor një telefon Android. Meqenëse dua të mbaj gjithçka, shpesh luaj edhe me iPhone. Disa nga prodhuesit e Androidit instalojnë paraprakisht programin Microsoft në një mënyrë që e bën më të lehtë për mua. Ata janë më fleksibël për mënyrën se si softueri lidhet me sistemin operativ. Kështu që ishte më e lehtë për ta mësuar përdorimin e tij”, ka thënë ai./abcnews.al