“Tomori, kapiteni Romagnoli dhe Ibra”, Maldini: Nuk jemi Bayerni apo City

schedule20:37 - 28 Shkurt, 2021

schedule 20:37 - 28 Shkurt, 2021

Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini ka prekur disa tema rreth lojtarëve kuqezinj përpara sfidës kundër Romës në “Olimpico”. Legjenda e “Djallit” ndalet kryesisht te mbrojtësit Alessio Romagnoli dhe Fikayo Tomori, teksa nuk mungon komenti për Zlatan Ibrahimovic.

Për fat të mirë, unë punoj në një klub i tërheq dhe i josh lojtarët. Kur Milani të thërret, të gjithë të dëgjojnë. Tomori është një futbollist me karakteristika të veçanta sa i përket ritmit dhe intensitetin, një përforcim i mirë për ne. E kemi opsionin për ta blerë në verë.

Romagnoli? Natyrisht që ai nuk është i lumtur, asnjë nuk është kur nuk luan. Jemi në vend të dytë dhe kemi 17 pikë më shumë se sezonin e kaluar, edhe pse kemi pasur shumë angazhime dhe dëmtime. Rrotacioni është i nevojshëm.

Nuk e kuptoj se çfarë mund të kërkojmë më shumë nga kjo skuadër, jemi rritur shumë. E dimë që nuk jemi Bayern Munchen apo Manchester City për momentin, por jemi shumë më mirë sesa prisnim të ishim.

Ibra? Zlatan është një profesionist i madh dhe nuk kemi dyshime në lidhje me menaxhimin që do i bëjë situatës. Vitin e kaluar u vonuam për rinovimin me Ibrën, ai në tregoi për angazhimin e tij në Sanremo“, theksoi Paolo Maldini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!