Blogerja e njohur shqiptare, Vjosa Muriqi do të bëhet nënë për herë të tretë. Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë ajo, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Vjosa ka publikuar në rrjete sociale disa foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, krahas së cilave ka shkruar: “Jam shtatzënë! Faleminderit Zot se na gëzove-familja jonë po shtohet”.
Kujtojmë se blogerja është nënë e dy vajzave, të cilat quhen Dea dhe Parajsa. Ajo ndan shpesh video dhe foto pranë tyre në rrjete sociale.l.k/abcnews.al