Arsenal mori një fitore të madhe sot ndaj Leicester, duke mbajtur gjallë shpresat për të tentuar një vend në Europë në sezonin e ardhshëm. Ndeshja përfundoi me shifrat 1-3.
“Dhelprat” shënuan të parët me Tielemans, po vetëm kaq sepse Arsenal erdhi në një tjetër version pas golit të pësuar. David Luiz barazoi në minutën e 39, ndërsa Laccazette kompletoi përmbysjen në minutën e 45të me penallti.
Në pjesën e dytë Pepe vulosi shifrat 1-3. Pas kësaj ndeshje Arsenal renditet në vendin e 9, me 6 pikë nga një vend në Europa League, ndërsa Leicester renditen të tretët, plotësisht në garë për një vend në Championsin e sezonit të ardhshëm.
Ndërkohë, Atalanta mundi të marrë sot një fitore të rëndësishme ndaj Sampdorias. Skuadra e Gasperinit e administroi shumë mirë ndeshjen dhe në fund e mbylli me shifrat 0-2. Në minutën e 40-të shënoi Maliynovskyi një gol shumë të bukur si nga ndërtimi, edhe nga finalizimi.
Në të dytën erdhi edhe goli i dytë me Gosens, duke vulosur fitoren, që i mban në vendin e katërt, me 46 pikë, aq sa ka edhe Juventus. Sot në fushë nuk ishte Gjimshiti, i cili ishte lënë pushim nga trajneri Gasperini. /abcnews.al