Seanca e jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj: Kufijtë nuk lëvizin

schedule10:45 - 4 Shtator, 2018

schedule 10:45 - 4 Shtator, 2018

Kuvendi i Kosovës u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme, lidhur me dialogun me Serbinë. Kryeministri Haradinaj përsëriti se nuk do të ketë rishikim të kufijve të vendit. Opozita mungoi në seancë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në në parlamentin e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme e thirrur për bisedimet që po zhvillohen me Serbinë premtoi se nuk do të ketë as ndarje të Kosovës dhe as lëvizje të kufijve.

Haradinaj ka prezantuar edhe njëherë pjesëmarrësit në ekipin negociator, duke filluar me kryesuesin, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj zëvendës-kryesues dhe anëtarët Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi dhe Mahir Jagxhilar.

Ndërkohë opozita këmbëngul në miratimin e rezolutës që ndalon çdo ndryshim të mundshëm të kufijve të territorit të Kosovës. Duke kërkuar që të shtohet dhe pika ku presidentit Hashim Thaçi nuk i lejohet më të jetë drejtues i bisedimeve me Beogradin.