Canelo Alvarez nuk la aspak të dyshonin te aftësitë e tij dhe mundi të mbrojë pa shumë vështirësi titujt kampion botë ne peshat super të mesme. Përballë ishte turku Avni Yildirim, i cili nuk vinte si favorit, por pritej të bënte më shumë rezistencë.
Kjo nuk ndodhi sepse meksikani nuk i la asnjë hapësirë dhe e mundi në çdo aspekt. Canelo ishte gjithë kohës në sulm, duke i dhënë goditje në pika të dobëta, deri në raundin e tretë, ku i dha dy goditje të drejta në fytyrë dhe e hodhi në tokë turkun.
Me këtë triumf Alvarez mbron titujt kampion bote në federatat WBC dhe WBA, teksa tashmë do të duhet të përballet me një tjetër test të madh për të arritur të konfirmohet si më i miri i peshës së tij në glob. Më 8 maj Alvarez ka një test të vërtetë ndaj Billy Joe Saunders, i cili është kampion WBO.
Kjo ndeshje zhvillohet për unifikimin e titujve dhe fituesi i saj i merr të tre brezat e kampionit. Kjo pritet të jetë një nga ndeshjet më të forta të këtij viti në boks, me Canelo Alvarez, që po kalon periudhën më të artë të karrierës së tij. Ai numëron 54 fitore, 1 humbje dhe 2 barazime. 36 ndeshje ka arritur t’i fitojë me KO. /abcnews.al