Po luhet ndeshja Hellas Verona-Juventus, teksa 45 minutat e para nuk prodhuan asnjë gol. Pushimi i ka bërë mirë kampionëve të Italisë, të cilët e kanë nisur me një marsh më shumë fraksionin e dytë të takimit.
Bardhezinjtë e Andrea Pirlos ia kanë dalë më në fund të thyejnë mbrojtjen e fortë të ekipit të Ivan Juric. Minuta e 49-të, lëvizje e bukur e Federico Chiesa, asist për Cristiano Ronaldon dhe finalizim i yllit portugez.
https://streamable.com/g6yhqa
Avantazh i rëndësishëm i Juventusit dhe goli i 19-të sezonal në Serie A për sulmuesin 36-vjeçar, i cili kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve më të mirë të kampionatit italian. /abcnews.al