Presidenti Joe Biden ka komentuar sot çështjen e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, tre vite më parë.
Biden tha se do ta konsideronte Arabinë Saudite si “të përgjegjshme” për aprovimin n që Princit i Kurorës Muhammad bin Salman rezulton të ketë dhënë, për ekzekutimin e Khashoggi-t. Presidenti amerikan shtoi se kishte folur me mbretin Salman për vendimin.
Biden komentet i bëri ndërsa fliste me Univision ndërsa nuk i kurseu kritikat për administratën Trump që, sipas tij, refuzoi të publikonte raportin që tregonte se mbreti Saudit urdhëroi vrasjen e gazetarit.
“Unë fola dje me mbretin … Ia bëra të qartë se rregullat po ndryshojnë dhe ne do të shpallim ndryshime të rëndësishme sot dhe të hënën. Ne do t’i bëjmë përgjegjës për abuzim me të drejtat e njeriut,” ta presidenti.
“Nëse ata duan të merren me ne, do të duhet të merren me të në një mënyrë që të trajtohet abuzimi i të drejtave të njeriut,” vazhdoi ai.
Kujtojmë se sundimtari de facto i Arabisë Saudite, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, miratoi një operacion për kapjen ose vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në 2018, sipas raportit të inteligjencës amerikane të publikuar të premten.
Biden tha se sapo pati mundësi që ta kishte në dorë raportin, e lexoi dhe vendosi të publikohej.
“Ajo që ndodhi është një gjë shumë mizore”, pohoi ai. sb/abcnews.al/