Në një intervistë të sinqertë me James Cordon në The Late Night Show, princ Harry ka dhënë një pasqyrë të rrallë për jetën e tij dhe gruan Meghan Markle. Duka i Sussex, i cili u transferua në Los Angeles së bashku me familjen vitin e kaluar, bëri një turne në qytet me James, dhe zbuloi se ai kurrë nuk kishte hipur në një autobus të hapur më parë.
Harry rrëfeu se nga Londra i kishte mbetur peng fakti që nuk ishte në gjendje të bënte një turne si të gjithë njerëzit e tjerë, për shkak të statusit mbretëror.
“Kjo është diçka shumë e bukur. Është hera e parë në jetën time që hip në një autobus të hapur”, tha ai për James. Ky i fundit u shokua nga përgjigja e Harryt.
Më tej Harry shpjegoi: “Normalisht nuk lejohet. Unë i kam parë turistët në Londër dhe gjithmonë mendoja se ishte diçka që të sillte kënaqësi. Gjithmonë kam dashur ta bëjë këtë gjë”.
Më pas ai vazhdoi të rrëfente për jetën e tij të re në Los Angeles. Kujtojmë se vitin e kaluar, Harry dhe Meghan njoftuan largimin e tyre Londra, duke hequr dorë nga titujt mbretërorë./e.b-abcnews.al