Mesfushori i Tottenham, Dele Alli, nuk po kalon një moment të mirë në jetën e tij. Anglezi ka kohë që e ka humbur vendin e titullarit në formacionin e Jose Mourinhos, por mesa duket problemet nuk kanë të ndalur as në jetën e tij private.
Mësohet se 24-vjeçari është ndarë dhe nga e dashura e tij, Ruby Mae. Lajmin e konfirmojnë miqtë e tyre, të cilët janë të sigurtë se lidhja e tyre ka mbaruar dhe nuk ka asnjë mundësi që ata të rikthehen më sa bashku.
Arsyeja e ndarjes është paksa e çuditshme dhe ka qenë modelja që ka kërkuar ndarjen. Shkaku është loja “Fortnite”, e cila është e preferuara e Deles. Ky i fundit kalon orë të tëra online duke luajtur, duke “harruar” Rubyn.
Kujtojmë që dyshja është njohur që në vitin 2016. Kjo nuk është hera e parë që Mae dhe Alli ndahen, pasi një gjë e tillë ndodhi dhe në vitin 2018 për një periudhë të shkurtër. Tashmë mbetet për t’u parë nëse do të ribashkohen sërish, por për momentin ata nuk po bashkëjetojnë më së bashku. /abcnews.al