Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, u rikthye të flasë për gjendjen e ekipit të tij në prag të transfertës me Sheffield United. “The Normal One” përjashtoi çdo munësi për të rindërtuar nga e para skuadrën, por e pranon se do të ketë disa ndryshime në verë. Gjithashtu, ai foli për arritjen e Champions League për sezonin e ardhshëm si dhe për punën e tij.
“Ndryshime në ekip? Nuk mendoj se është koha për një rindërtim masiv. Dhjetë lojtarë jashtë dhe dhjetë të rinj brenda? Kjo skuadër këtë sezon nuk kishte shansin për të luajtur së bashku një herë të vetme. Përveç kësaj do të ndodhin disa ndryshime të vogla. Reagimi ndaj kësaj situate, por dhe planifikimi për të ardhmen. Nuk e di nëse do ta bëjmë këtë verë, por duhet ta provojmë”, deklaron gjermani.
“Champions? Nuk mungon motivimi për të arritur në një nga vendet që të dërgon në Europë. Sigurisht që fitoret të japin një tjetër besim, por ky është një sezon ndryshe për ne për shumë arsye. Duhet të luftojmë përmes vështirësive dhe do ta bëjmë. Ne jemi akoma Liverpool. Numund të themi se jemi Liverpool vetëm kur fitojmë 20 ndeshje radhazi. Unë nuk jam këtu vetëm për të festuar, por për të bërë punën time. Kjo është ajo që unë ndiej dhe më jep energji për të ecur përpara”, përfundon Klopp. /abcnews.al