Trajleri përplaset me dy makina në Rrugën e Kombit, 1 i vdekur

schedule20:22 - 26 Shkurt, 2021

schedule 20:22 - 26 Shkurt, 2021

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të qytetit të Rrëshenit. Gazetari Gjergji Figuri raporton për abcnews.al se në aksident janë përfshirë tre automjete, dy mjete te vogla dhe një trajler.

Fillimisht trajleri është përplasur me një makinë tp BMW, ndërkohë që në aksident është përfshirë edhe një mjet i tretë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i BMW, Armand Xhaferri, i cili ishte i vetëm në makinë.

Burime bëjnë me dije se trupi i viktimës ka qëndruar për rreth 30 minuta në makine pas përplasjes së fortë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë: 

Mirditë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Rreshen , në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

g.v/abcnews.al