Bledar Devolli është pezulluar nga Komisioni Disiplinor i FFK me dy ndeshje, për shkak të asaj ccka ka ndodhur në ndeshjen e Drenicës kundër Besës së Pejës. Gjirokastriti u fut në fushë dhe akuzohet se ka ofenduar dhe ka tentuar të godasë.
Pezullimin e rrezikon një tjetër trajner që ka drejtuar në Superiore dhe ai është Klodian Duro. Ky i fundit akuzohet për provokim të kundërshtarëve dhe ndaj tij ka nisur një procedurë disiplinore. Vendimi do të merret pasi trajneri i Feronikelit të japë deklaratën e tij para organit disiplinor.
VENDIMET E KOMISIONIT DISIPLINOR TË FFK
* Bledar Devolli; kryetrajner i KF “Drenica“ Skenderaj me nr ID 009906M78, në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave për sjellje josportive në ndeshjen të javës së 20-të të Superligës të Kosovës, Drenica – Besa, e zhvilluar në terrenin me bar sintetik në Drenas me 20.02.2021;
Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes edhe pse ishte nën masën disiplinore të shqiptuar, hyn në fushë dhe i frustruar nga rezultati i ndeshjes ofendon dhe tenton të konfrontohet me zyrtarët dhe lojtarët e skuadrës mysafire, me të njëjtat sjellje vazhdon edhe në lokalet zyrtare, duke fyer zyrtarët e FC “Besa“). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D;
DENOHET me ndalesë në ushtrimin e funksionit të trajnerit në klub për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.
* Hapet procedurë disiplinore: -ndaj kryetrajnerit të KF “ Feronikeli”, Klodian Duro me nr ID 022478M77. Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët dhe shtabi teknik mysafirë derisa festonin fitoren në mesfushë, i njëjti afrohet dhe provokon mysafirët, me ç’rast shkakton incident në mes të skuadrave dhe me ndërhyrjen e policisë evitohet eskalimi i situatës.
Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i KF “Feronikeli“ Klodian Duro. Afati datë 02.03.2021 ora 13:00. /abcnews.al