Princi Harry ka folur për herë të parë për vendimin e tij dhe partneres Meghan Markle për t’u larguar nga Familja Mbretërore. Duka i Sussex shpjegoi arsyet e zhvendosjes drejt Kalifornisë në një intervistë për James Corden në “Late Late Show”.
“Ishte një ambient i vështirë, të cilin e panë shumë njerëz. Kështu që bëra atë që çdo baba ose bashkëshort do të bënte dhe mendova: Si mund ta nxjerr familjen time nga këtu. Por ne kurrë nuk u larguam.”, u shpreh Harry duke iu referuar shtypit britanik.

“Jeta ime është shërbim publik, kështu që kudo që të jem në botë do të bëj të njëjtën gjë. Për sa më përket mua, çfarëdo vendimesh të merren në Britani, unë kurrë nuk do të largohem.”, shtoi më tej Harry.
Kujtojmë që javën e kaluar, Pallati Buckingham konfirmoi se Harry dhe Meghan nuk do të kthehen si punonjës mbretëror. Ky vendim erdhi një vit pasi dyshja e famshme morën vendimin për t’u larguar nga detyrat mbretërore, duke u zhvendosur në SHBA. /abcnews.al


