Thirrje e pazakontë nga Zvicra: Duam vullnetarë për të trembur ujqërit

schedule13:45 - 26 Shkurt, 2021

schedule 13:45 - 26 Shkurt, 2021

Një organizatë për mbrojtjen e bujqësisë në Zvicër po bën thirrje për të gjetur vullnetarë, që duan të kujdesen natën për tufat dhe kullotat.

Sipas organizatës OPPAL, vullnetarët nuk do “luftojnë” ujqërit, por do trajtohen sesi të sillen në rast kur kanë ujkun përballë dhe si t’i ruajnë tufat e kafshëve gjatë natës.

Organizatorët kanë thënë për mediat e huaja, se prania e përhershme e njerëzve në këto zona malore, ul sulmet e ujqërve ndaj tufave të kafshëve.

“Ujku nuk sulmon njerëzit. Vetëm prania jonë është e mjaftueshme për ta trembur atë”, është shprehur përgjegjësja e OPPAL-it në Zvicër, Isabelle Germanier.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!