Luan me moshat e Gjermanisë, Leipzig i dhuron kontratën e parë talentit dardan

schedule12:59 - 26 Shkurt, 2021

schedule 12:59 - 26 Shkurt, 2021

Mehmet Ibrahimi është 18 vjeç, aktivizohet si sulmues i majtë dhe prej vitit 2017 është pjesë e Leipzig. Lojtari dardan është pjesë e ekipit U19 të Leipzig dhe këtë sezon numëron 3 gola të shënuar.

Cilësitë e mira të lojtarit ofensiv shqiptar kanë bindur drejtuesit e klubit të Bundesligës t’i dhurojnë kontratën e parë si profesionist, që do zgjasë deri në verën e vitit 2022.

Ibrahimi ka luajtur me Gjermaninë U16 dhe U17, teksa është grumbulluar edhe me Gjermaninë U18, por nuk ka debutuar akoma me këtë kombëtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!